Performanca e qeverisja së kryeministrit Albin Kurti, po vlerësohet aspak e mirë nga ana e opozitës.
“Që gjashtë vjet i ka katër njohje, veç katër njohje. Hashim Thaçi për një vjet i ka pasë 108, qetu jemi me rezultate nëse bojmë krahasim”, deklaroi ajo, raporton Klankosova.tv.
Musliu-Shoqi ka kritikuar Kurtin edhe për çështjen e bashkimit kombëtar, dialogun strategjik me ShBA-në dhe humbjen e 800 milionë eurove në fonde.
“Bashkimin kombëtar e ka pasë në çdo fjalim të vetin. A e mban mend kur është mbajt mbledhja e fundit mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë? Është harru prej Albin Kurtit”, u shpreh më tej deputetja e PDK-së.