Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill

Të enjten, më 2 prill, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të rregullt plenare. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme. “Në këtë seancë do të trajtohen projektligje për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe çështje të tjera të rëndësishme legjislative”, thuhet në njoftim. Njoftimi […]

Lexo më shumë

Prokuroria Speciale del me njoftim për intervistimin e Shkëlzen Gashit dhe bastisjen e banesës së tij: Rasti në procedurë të rregullt

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar veprime hetimore lidhur me rastin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë. Në njoftimin e saj, prokuroria thekson se “në kuadër të hetimeve, është intervistuar një person Sh.G., nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit””, […]

Lexo më shumë

SHBA rihap ambasadën amerikane në Venezuelë pas 7 vitesh, Departamenti i Shtetit: Një kapitull i ri

Shtetet e Bashkuara rihapën zyrtarisht ambasadën e tyre në Karakas, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Venezuelën, pas 7 vitesh ndërprerjeje. Departamenti i Shtetit e cilësoi këtë zhvillim si “një kapitull të ri” në marrëdhëniet mes dy vendeve, më pak se tre muaj pasi forcat amerikane kapën ish-presidentin Nicolás […]

Lexo më shumë

PDK i kërkon Presidentes Osmani emërimin e anëtarit të dytë në KQZ

Partia Demokratike e Kosovës thotë se mirëpret Aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin KO81/26, me të cilin është deklaruar e papranueshme kërkesa për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes dhe grupeve parlamentare. Sipas PDK-së “ky vendim konfirmon qartësinë e rendit kushtetues dhe përcakton rolin e institucioneve në procesin e emërimeve në institucionet e pavarura”. Pas këtij […]

Lexo më shumë

Haxhiu pretendoi se deputetët obligoheshin të votonin për Presidentin, Kushtetuesja: Kjo tashmë është sqaruar qartë

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Haxhiu dhe nëntë deputetë i kishin kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta vlerësojnë kushtetutshmërinë e “procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, duke pretenduar se “deputetët e opozitës, me […]

Lexo më shumë

Kushtetuesja e hedh poshtë kërkesën e Albulena Haxhiut për vlerësimin e kushtetutshmërisë së “procedurës për zgjedhjen e Presidentit”

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu dhe nëntë deputetëve të tjerë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuesja njoftoi se ka vendosur njësëri që ta hedhë poshtë kërkesën dhe të refuzojë kërkesën vendosjen e masës së përkohshme. “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 30 mars […]

Lexo më shumë

Skandali me masakrat, çka s’kujtohet Feraj: Faj kanë Thaçi e Haradinaj, faj ka edhe Gashi- Kurti po i shëron plagët e shtetit

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar “lidhur me masakrën e Dubravës”, duke iu referuar ekspozitës së Shkëlzen Gashit me të dhëna të pasakta. Për dallim prej të gjithëve, ai tha se “faji shkallëzohet në gradë”, dhe aty i përfshiu edhe ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Tha se faji i takon edhe Gashit, por… […]

Lexo më shumë

Prokuroria Speciale: Gashi dyshohet për nxitje të përçarjes e mosdurimit, dëmtoi e ndryshoi të vërtetën e luftës – të intervistohet

Prokuroria Speciale e ka urdhëruar Policinë e Kosovës që “urgjentisht” të mbledh informata dhe provave relevante lidhur me Shkëlzen Gashin, autorin e një ekspozite me pasaktësi për masakrat gjatë luftës në Kosovë. Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlzen Gashit tha se një njësit policor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda […]

Lexo më shumë

Policia dhe Prokuroria i shkojnë në banesë Shkëlzen Gashit, Rron Gjinovci: Kanë ardhë me bastisë dhe me mbledhë prova

Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlzen Gashit, autorit të ekspozitës me pasaktësi për masakrat e kryera gjatë luftës në Kosovë, tha se një njësit policor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda po kryen bastisje në banesën e Gashit, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Gjinovci tha se Gashi “tashmë është nën […]

Lexo më shumë