Haradinaj zbulon pllakën përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek: Sakrifica për liri nuk harrohet
Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në zbulimin e pllakës përkujtimore të Heroit Myrtë Zeneli në Zllapek, në përvjetorin e rënies së tij heroike gjatë betejës së 21 majit 1998. Haradinaj kujtoi se Heroi Myrtë Zeneli ra në betejën treditore në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz e Bokshiq, bashkë me bashkëluftëtarët Faruk Elezaj, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, […]