Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Netanyahu: Do t’i mbajmë trupat në Gaza, Siri dhe Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka bërë të ditur se e kanë shkatërruar atë që ai e quajti “boshti terrorist i Iranit”.

Ai tha se kanë shkatërruar mbi 90 për qind të 150 mijë raketave që Hezbollahu i mobilizoi kundër tyre, raporton Sky News.

Netanyahu gjithashtu tha se do t’i mbajnë trupat në Gaza, Siri dhe Liban siç u shpreh, për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Ne krijuam një zonë sigurie në Gaza, krijuam një zonë sigurie në Siri, krijuam një zonë sigurie në Liban dhe do ta mbajmë atë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të mbrojtur popullin tone”, tha ai.