Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: iliriana

Temperaturat e larta, Inspektorati i Punës bën thirrje për kujdes të shtuar: Të respektohen masat e sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës, përmes një postimi ka bërë thirrje ndaj punëtorëve dhe punëdhënësve, sidomos atyre në ndërtim dhe ambiente të hapura, që të kenë kujdes gjatë temperaturave të larta. Në postim, thuhet edhe se temperaturat e larta paraqesin rrezik serioz për shëndetin e punëtorëve, prandaj është e domosdoshme që të respektohen masat e sigurisë […]

Lexo më shumë

Një person është goditur nga vetura në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë.

Një person është goditur nga vetura në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Zëdhënësi i policisë për Kryeqytet, Enis Pllana, bëri të ditur se për pasojë viktima ka marrë lëndime. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa hetimet janë në vazhdim. “Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën […]

Lexo më shumë

Dyshohen për marrje ryshfeti, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin për tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor Alfa në Prizren. Në njoftim shtohet se, zyrtarët policorë kanë ndaluar automjete të paregjistruara dhe motoçikleta që qarkullonin në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke iniciuar fillimisht procedurat përkatëse policore, dhe se, sipas gjetjeve fillestare të hetimit, dyshohet se […]

Lexo më shumë

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes për koordinatorin kombëtar, konstaton cenim të pavarësisë së KPK-së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KI331/25, të parashtruar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), duke shpallur të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme, që kishte shfuqizuar Rregulloren nr. 04/2025 për koordinatorin kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik. Sipas aktgjykimit, Kushtetuesja njëzëri vendosi ta shpallë kërkesën të pranueshme, të konstatojë shkelje të Nenit […]

Lexo më shumë

Nunez pranë rikthimit te Liverpooli

Sulmuesi uruguaian Darwin Nunez mund të rikthehet në mënyrë surprizuese te Liverpool FC vetëm një vit pasi u largua drejt Arabisë Saudite në një transferim prej 45 milionë funtesh te Al Hilal. I njohur për energjinë e tij të pashtershme dhe stilin e paparashikueshëm të lojës, Nunez ishte një figurë e dashur për tifozët gjatë […]

Lexo më shumë

KQZ: Nëse s’ka ankesa pas numërimit të fletëvotimeve me postë dhe atyre me kusht, do të shpallen rezultatet përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpjeguar se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve përmes postës dhe fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe atyre nga votimi i personave me nevoja të veçanta. I pyetur nëse KQZ do të shpallë rezultatet përfundimtare menjëherë pas përfundimit të numërimit të këtyre fletëvotimeve, Zëdhënësi i KQZ-së, […]

Lexo më shumë

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

Gjykimi ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Burim të Malishevës gjatë viteve 1998-1999, është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes së tij. Prokuroria Speciale e kundërshtoi propozimin, ndërsa gjykata caktoi vazhdimin e seancave për muajt shtator dhe tetor. Gjykimi ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte kundër popullatës […]

Lexo më shumë

A po tjetersohen raportet e SHBA-ve me Izrealin për hir të paqes me Iranin?

Shkruan: Afrim Kasolli Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kane arritur një “momerandum mirëkuptimi” i cili synon t’i jap fund luftës ndërmjet ShBA-ve dhe Izrealit kundër Republikës Islamike, të filluar me 28 shkurt. Mirëpo, në këtë akord të paqes se mundshme ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit nuk është përfshirë Tel Avivi. Shumëkush këtë pajtim po […]

Lexo më shumë