Muharremi: Kuvendi mund ta ndryshojë ligjin e kthyer nga Presidentja për rishqyrtim
Eksperti ligjor Robert Muharremi vlerëson se Kuvendi i Kosovës mund ta ndryshojë një ligj të kthyer nga Presidentja për rishqyrtim, për t’i adresuar arsyet e kthimit. Në analizën e tij, ai kundërshton interpretimin se deputetët mund vetëm ta konfirmojnë tekstin e miratuar më parë ose ta rrëzojnë atë. Muharremi argumenton se një kufizim i tillë […]