Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: emine

Vuçiq akuzon Kroacinë: Është bërë bashkë me Kosovën e Shqipërinë për ta penguar Serbinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq foli përsëri për marrëdhëniet me Kroacinë në një paraqitje televizive duke akuzuar se Zagrebi, siç u tha Vuçiq, po bllokon rrugën evropiane të Serbisë. Vuçiq pretendon se “ngritja e Serbisë”, siç tha ai, si “një feniks”, ka bërë Kracia të bëhet bashkë me Kosovën, Shqipërinë, e të tjerët për ta penguar […]

Lexo më shumë

Kurti lajmërohet nga skaji tjetër i Kosovës derisa “Lista Serbe”po e merr pushtetin në Veri, bashkë me Çekun vizitojnë Dragashin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar sot nga një vizitë që ka zhvilluar në Komunën e Dragashit. Kurti ndodhet atje bashkë me ministrin në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çekun. Kjo vizitë e Kurtit në qytetin e vogël të Dragashit ndodh derisa në katër komunat e Veriut po mbahen seancat inauguruese ky kryetarët […]

Lexo më shumë

“Edhe kur nuk pajtohem, vendimet e PDK-së i respektoj” – Petrit Hajdari njofton për tërheqjen nga gara për deputet

Petrit Hajdari, ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit ka njoftuar sot se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Ai ka bërë publike vendimin përmes një njoftimi drejtuar qytetarëve dhe strukturave të PDK-së, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e marrë ndër vite, […]

Lexo më shumë

Lulzim Hetemi dorëzon mandatin: Kryetari i ri duhet t’i vazhdojë projektet, s’ka rrugë tjetër

Pas rreth tre vjetësh, Lista Serbe rikthehet në komunat në veri të vendit me udhëheqje. Brenda pak minutash, kryetarët shqiptarë do t’i lirojnë zyrat, kjo pasi mandati i tyre përfundon sot. Është kryetari i deritashëm i Leposaviqit, ai i cili sot do t’ia dorëzojë mandatin Zoran Todiqit. Ai ka thënë se janë përgatitur për ceremoni […]

Lexo më shumë

Tahiri: Ambasadorët e huaj në këmbë për të përkrahur Kosovën, ambasadorët tanë në fushata partiake

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, reagoi për përfshirjen e ambasadores së Kosovës në Norvegji, Nita Luci, në aktivitetet partiake të Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht se legjislacioni e ndalon një gjë të tillë. Tahiri tha se ndërsa ambasadorët e vendeve mike po angazhohen për ta mbështetur Kosovën në proceset politike pas zgjedhjeve, diplomatë të Kosovës po veprojnë […]

Lexo më shumë

PDK-ja ankohet në PZAP: Vendimi i KQZ-së për votimin jashtë vendit cenon ligjin dhe standardet ndërkombëtare

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paraqitur ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër vendimit nr. 01/3438-2025 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të datës 26.11.2025. Në ankesë, PDK-ja pretendon se vendimi i KQZ-së cenon Ligjin nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke zgjeruar në mënyrë të paautorizuar konceptin e qendrave të […]

Lexo më shumë