PDK në zgjedhjet e 7 qershorit garon me numrin 125
Sot KQZ ka bërë tërheqjen e shortit për numrat që partitë politike do t’i kenë në zgjedhjet e 7 qershorit. Partia Demokratike e Kosovës në shortin që është tërhequr ka marrë numrin 125. Në këto zgjedhje, PDK garon me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.