S’ka të dhëna për adresën e të akuzuarit, ndërpritet seanca ku Muharrem Ibraj akuzohet për vrasje, keqtrajtim e dhunim gjatë luftës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të enjten u ndërpre seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte në fshatin Osek Hykë të Komunës së Gjakovës, Muharrem Ibraj. Gjykata konstatoi se nuk kanë pranuar informacion lidhur me vendbanimin dhe vendqëndrimin e të akuzuarit. Në fillim të seancës, prokurori Armend Zenelaj deklaroi se janë plotësuar kushtet ligjore për gjykim […]