Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu përkujton Hasan Prishtinën: Idealet e tij mbeten përgjegjësi për të ardhmen

Kryeziu përkujton Hasan Prishtinën: Idealet e tij mbeten përgjegjësi për të ardhmen

Kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, ka përkujtuar figurën e Hasan Prishtinës, duke vlerësuar kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe duke theksuar se idealet e tij mbeten të rëndësishme edhe sot.

Në një shkrim të publikuar me rastin e përvjetorit të vrasjes së Hasan Prishtinës, Kryeziu ka theksuar se ai nuk ishte vetëm një patriot i kohës së tij, por një burrështetas që e pa të ardhmen e shqiptarëve përtej interesave personale dhe pushtetit.

“Hasan Prishtina nuk ishte vetëm një patriot i kohës së tij. Ishte një burrështetas që e pa të ardhmen e shqiptarëve përtej interesave personale dhe pushtetit”, ka shkruar Kryeziu.

Ai ka rikujtuar se Hasan Prishtina ëndërronte një Shqipëri të bashkuar, të lirë, të arsimuar dhe të zhvilluar, duke nënvizuar rëndësinë e dijes, punës dhe sakrificës në ndërtimin e së ardhmes.

Kryeziu ka përmendur edhe vrasjen e Hasan Prishtinës më 13 gusht 1933 në Selanik, duke theksuar se, ndonëse ai u vra, “idealet e tij nuk u vranë bashkë me të”.

Më tej, ai ka ngritur pyetjen nëse sot po ndërtohet shteti dhe kombi për të cilin Hasan Prishtina dhe shumë burra e gra të asaj kohe sakrifikuan.

Sipas Kryeziut, amaneti i Hasan Prishtinës ishte që shqiptarët të jenë të bashkuar rreth interesit kombëtar, të fortë në shtet dhe të arsimuar, duke qenë të zotë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

“Emri i tij nuk i përket vetëm historisë. Është përgjegjësi për të ardhmen”, ka shkruar Kryeziu, duke përfunduar me një homazh për Hasan Prishtinën dhe të gjithë ata që, sipas tij, sakrifikuan për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve.