Zjarret djegin pjesë të veturave në vlerë rreth 50 mijë euro në Pejë
Zjarret e djeshme kanë përfshirë edhe një pllac në Pejë. Sipas pronarit të pllacit, aty janë djegur pjesë të veturave në vlerë rreth 50 mijë euro. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”, thuhet në njoftimin e Policisë.