Një person ka vdekur pas një aksidenti në vendpunishten e tij, dje në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur pasi është rrëzuar një autovinç. Lëndime kanë marrë dy persona kurse pasi që janë dërguar për ndihmë mjekësore, njëri ka vdekur.
“Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.