Rajkoviq dhe Deniq dënohen me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual, dëbim, plaçkitje e dhunë daj civilëve shqiptarë
Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ka shpallur aktgjykim dënues në gjykimin në mungesë ndaj Ivica Rajkoviq dhe Dragan Deniq, të akuzuar për dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare gjatë luftës dhe pjesëmarrje në dëbimin e popullatës civile shqiptare, plaçkitjen e tyre, kryerjen e dhunës fizike dhe psiqike ndaj civilëve. Dy të akuzuarit u dënuan […]