Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > BE e pranoi nga Amerika atë qe e kishte refuzuar Kosova më  herët

BE e pranoi nga Amerika atë qe e kishte refuzuar Kosova më  herët

Shkruan: Afrim Kasolli

Gjatë ditës së djeshme, presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula vob  der Leyen kanë treguar se janë pajtuar për një marrëveshje të re tregtare ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit, e cila do t’i jap fund luftës së mundshme tregtare ndërmjet dy ekonomive më të fuqishme në botë. Sipas këtij akordi tarifa doganore amerikane për prodhimet e importuara nga BE-ja do të nënshtrohen një takse të sheshtë prej 16 për qind. Ky pajtim u prit me entuziazëm nga të dyja palët.

Ky traktat i ri ekonomik, sipas mediave perëndimore a afirmon këmbimin ndërmjet dy vendeve edhe në segmente tjera. Sipas asaj që u bë publike, “BE-ja është zotuar, për investime shtesë në SHBA në vlerë prej 600 miliardë dollarësh (510 miliardë euro) dhe për të blerë nga SHBA-ja energji në vlerë prej 750 miliardë dollarësh”.

Sidoqoftë, mbase pjesa më qenësore e këtij pajtimi ka të bëjë me forcimin dhe pavarësimin më të madhe energjetik të BE-së nga burimet ruse. Me këtë rast, Ursula von der Leyen  ka deklaruar se vendet anëtarë të Unionit janë pajtuar për ta zëvendësuar gazin dhe naftën ruse me sasi më të mëdha gazi natyror të lëngshëm, naftë dhe material për centralet bërthamore nga SHBA-ja”. Investime këto që do të ndikojnë “në diversifikimin gjatë tre viteve të ardhshme të burimeve të furnizimit e që do të kontribuojë për sigurinë energjetike në Evropë”.

Me këtë kthesë BE-ja është pajtuar që ta pranuar diçka që Kosova e kishte refuzuar me herët. Pra për mos pranimin e projektit amerikan për gazin natyror. Sipas planifikimeve të Agjencisë amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit(MCC) ishte paraparë investimi prej 200 milionë dollarëve për ndërtimin e infrastrukturës për sjelljen e gazit amerikan. Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte 200 milionë dollarë të pakthyeshme për të ndërtuar gaz-përquesin në drejtim të Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, ku pastaj do të lidhej më rrjetin TAP (Trans-Adriatic Pipeline) apo me burime tjera.

Por për arsyeje “enigmatike” Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurit kishte shprehur rezerva dhe dyshime për këtë makro-investim energjetik amerikan, që synonte ta minonte me çdo kusht ndikimin rus, ndikim ky që siç dihet në masë të madhe ishte shtuar duke e shfrytëzuar varësinë e Evropës nga kjo “armë hegjemonike” e Kremlinit.