Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Rifillon seanca, Rubin vazhdon dëshminë

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, është kthyer në bankën e dëshmitarit për vazhdimin e dëshmisë së mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë. Transmetimi publik i seancës në Hagë po bëhet me 45 minuta vonesë. Më 15 shtator, Rubin tha se ish-udhëheqësi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, nuk kishte autoritet të plotë […]

Lexo më shumë

Kur pritet të përfundojnë dëshmitë e mbrojtjes?

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parashikon që deri më 14 nëntor, ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së fundit, të mbyllet rasti i mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit. Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të jetë gati për të dorëzuar shkresat përfundimtare të gjykimit deri më 22 dhjetor të këtij […]

Lexo më shumë

Komandanti i FSK-së pret ekipin e ISG-së nga SHBA për ushtrimin fushor

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot ekipin e ISG-së nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për vizitën e rregullt lidhur me ushtrimin në tavolinë (Top Table Exercise – TTX) në fushën e logjistikës. Gjatë takimit, gjenerallejtënant Jashari uroi mirëseardhje ekipit amerikan […]

Lexo më shumë

Jelena Gjukanoviq mohon akuzat për spiunazh për BIA

E akuzuara për spiunazh, Jelena Gjukanoviq, nuk ka pranuar fajësinë në gjykimin fillestar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton KosovaPress. Avokati i saj, Predrag Miljkovic kërkoi që e akuzuara për spiunazh të lirohet nga masa e paraburgimit dhe të vazhdojë me arrest shtëpiak. Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu e kundërshtoi këtë kërkesë për çka tha […]

Lexo më shumë

Valtonen: Shpresojmë që të ketë zgjidhje të bllokadës së Kuvendit dhe qeverisë në Kosovë

Kryesuesja e OSBE-së, ministrja e Punëve të Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen tha në Prishtinë se shpreson që të ketë zgjidhje sa i përket bllokadës së Kuvendit dhe qeverisë në Kosovë. Ajo këtë deklaratë e bëri në konferencën për media, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. “Shënuam një arritje shumë të rëndësishme 25 vjet angazhim. […]

Lexo më shumë

​Rrah dy persona në kryeqytet, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Në Prishtinë, një person është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy persona. Sipas policisë, viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. “Sheshi Xhorxh Bush, Prishtinë 14.09.2025 – 22:09. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj […]

Lexo më shumë