Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Rubin: Fillimisht e përshkruam UÇK-në si terroriste, ky qëndrim ndryshoi me kalimin e kohës

​Rubin: Fillimisht e përshkruam UÇK-në si terroriste, ky qëndrim ndryshoi me kalimin e kohës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëshmia e James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit. Dëshmia e tij është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Dëshmia e tij po vazhdon me pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në ditën e dytë të dëshmisë, James Rubin po shoqërohet nga një përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dëshmitari i mbrojtjes, James Rubin tha se “derisa e kuptuan situatën më mirë”, Shtetet e Bashkaura të Amerikës e përshklruanin UÇK-në si “organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste”.

“Ndoshta ne shkelëm dëshirën që të ishim në anën e engjëjve gjithmonë, sepse për një periudhë të caktuar kohore derisa e kuptuam më mirë situatën, ne fillimisht e përshkruam UÇK-në si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste dhe ne sigurisht me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, ne nuk donim që të vidheshim apo të mbështesnim që zhvillojnë apo bëjnë aktivitete terroriste. Ky qëndrim pastaj ndryshoj me kalimin e kohës, veçanërisht pasi UÇK u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë, dhe pastaj e konsideruam atë që ishin në anën e engjëjve sepse nënshkruan marrëveshjen e paqes”, u shpreh ai.

Dëshmia e tij po vazhdon me pyetjet e prokurorit të specializuar, James Pace.

Në dëshminë e tij, James Rubin të hënën kujtoi takimet me ish-presidentin e Kosovës, derisa hodhi poshtë pretendimet se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e drejtues të tjerë të UÇK-së kanë ekzekutuar apo vrarë njerëz.

Paraprakisht, në pyetjet e avokates së Jakup Krasniqit, Venketasëari Alagenda, Rubin tha se serbët janë përpjekur të fajësojnë gjithmonë UÇK-në.

James Rubin është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit e cila ka paraparë që në gjykatore t’i sjell rreth 11 dëshmitarë. Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi./kp