KQZ-ja do të miratojë akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku mes të tjerash do të shqyrtohet dhe miratohet rekomandimi për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe përfaqësive diplomatike. Takimi është njoftuar të fillojë në orën 13:30 Në rend të ditës është po ashtu shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e ekipeve të numërimit […]