Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > KFOR vendos 114 tabela të reja përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

KFOR vendos 114 tabela të reja përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

KFOR ka njoftuar se ka vendosur 114 tabela të reja përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht në zona malore dhe të pyllëzuara.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tij për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë edhe përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare”, thuhet në komunikatë.