Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Pas miratimit të buxhetit, Mimoza Kusari bën “selfie” me Grupin Parlamentar të VV’së- opozita mungon

Pasi u miratua në lexim të dytë Projektbuxheti për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e vitit 2025, shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila ka bërë një “selfie” me deputetët e pozitës. Buxheti u votua me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Opozita e kundërshtoi këtë projektbuxhet dhe në momentin e votimit […]

Lexo më shumë

Të shtëna më armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar pas disa të shtënave me armë zjarri në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes […]

Lexo më shumë

S’ka më fushatë te mërgimtarët në Gjermani, Ambasada: Me Kosovën jemi aleatë, presim respektim të rregullores

Partitë politike në Kosovë dhe zyrtarë të Qeverisë Kurti s’do të mund të organizojnë më tubime elektorale në tokën gjermane. Kështu ka bërë të ditur ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde. Rohde ka rikujtuar ligjin gjerman që s’lejon aktivitete elektorale të shteteve të tjera në tokën gjermane, nëse kanë mbetur edhe më pak se tre […]

Lexo më shumë

Osmani takohet me McKee: Trashëgimia transformuese e USAID-it është e dukshme në çdo cep të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Administratore e USAID’it, ambasadoren Erin McKee. Osmani e ka përgëzuar USAID’in për miqësinë 25-vjeçare dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën. “Presidentja Osmani e ka përgëzuar USAID-in për miqësinë 25-vjeçare dhe mbështetjen e palëkundur për Kosovën. Sipas Presidentes Osmani, misioni i USAID-it gjatë çerek shekullit […]

Lexo më shumë

Kërkohet përjashtimi i gjyqtarit në rastin ku i paditur është edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan

Të enjten në Gjykatën Themelore në Ferizaj, përfaqësuesi i palës së paditur avokati Sherif Sherifi, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit në rastin ku paditësit Nexhmije Paquku dhe Fatmir Salihu po kërkojnë anulimin e kontratave mbi shitblerjen e paluajtshmërisë dhe të aprovohet kërkesëpadia e tyre si trashëgimtarë të ligjshëm të parcelave kadastrale. Përfaqësuesi i palës së […]

Lexo më shumë

Vrasja e 14-vjeçarit, prokuroria rëndon akuzën për autorin

Prokuroria e Tiranës do të shkojë në Gjykatë me kërkesën e caktimit të masës së sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij, për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”. Ndryshe nga referimi i bërë nga policia, për akuzën e vrasjes me dashje, fakti që viktimë ishte një i mitur dhe […]

Lexo më shumë

Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë

Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë Federale të enjten për iniciativën e saj popullore “Për një ligj modern të kombësisë (iniciativa për demokraci)”, 104,603 prej të cilave ishin të certifikuara. Sot, Zvicra përjashton më shumë se një të katërtën e popullsisë rezidente nga qasja në […]

Lexo më shumë

Dyshohet se vodhi stoli ari në një dyqan në Shtime, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar

Policia në Ferizaj ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një gruaje që dyshohet se ka vjedhur stoli ari në një dyqan në Shtime. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me […]

Lexo më shumë