Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: E.I

Bajraktari: Refuzimi i dëshmitarit Zyrapi, si njëri nga dëshmitarët thelbësor e cenon barazinë e armëve në procedurë

Shkruan Ardian Bajraktari, avokat Prej parimeve bazë për të garantuar gjykim të drejtë, është edhe barazia e armëve, palëve në procedurë. Ky parim në procesin ndaj katërshës së UÇK-së në jo pak raste është cenuar, duke filluar nga koha disproporcionale që kanë pasur palët në dispozicion dhe jo vetëm. Opinioni u njoftua se Trupi Gjykues […]

Lexo më shumë

11 vjet nga anëtarësimi në Frankofoni, Hoxhaj: Atëherë dëshmuam se Kosova mund të dëgjohet

Sot shënohen 11 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, një prej organizatave më të mëdha ndërkombëtare me 77 shtete anëtare. Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka kujtuar këtë moment si një nga arritjet më të rëndësishme diplomatike të Kosovës. “Para 11 vitesh, e çuam Kosovën në Frankofoni, një nga organizatat më […]

Lexo më shumë

Sot 13 vjet u shpall i pafajshëm, Haradinaj: Ishte fitore për luftën tonë çlirimtare, në çdo hap jam kujdesur që Kosovës t’i sjell nder

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në 13-vjetorin e shpalljes i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, duke thënë se aktvendimin e pafajësisë ai e kujton si një fitore për të gjithë luftën çlirimtare, e jo vetëm fitore vetëm për të. Ai ka thënë edhe se, lufta e tij për të […]

Lexo më shumë

Janina Ymeri i bashkohet LDK’së, Abdixhiku: Do të jetë kandidate për deputete- S’e tremb pushteti e as s’e blen propaganda

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se Janina Ymeri do të jetë pjesë e listës së kësaj partie për deputete, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Abdixhiku ka thënë se Ymeri përfaqëson më së miri aktivisten politike, atë që nuk e tremb pushteti, që nuk e blen propaganda, dhe […]

Lexo më shumë

Begaj uron shqiptarët për festën e Çlirimit: Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi sot shqiptarët për Ditën e Çlirimit. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook presidenti Begaj shkroi: “Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri! Dje, sot dhe përgjithmonë, besnikë ndaj të njëjtave vlera. Sot përkulemi me nderim para sakrificës së popullit tonë dhe dëshmorëve të Luftës së Dytë […]

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit – Nesër përfundojnë afatet për koalicione dhe aplikim për certifikim të subjekteve politike

Më 30 nëntor do të përfundojnë tri nga afatet kryesore që kanë të bëjnë me subjektet politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Aplikimi për certifikim i subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje; formimi i koalicioneve nga partitë politike; dhe njoftimi […]

Lexo më shumë