Nxënës të shkollave nga mbarë Kosova duke bërë fotografi pranë shtatores së Skenderbeut në Prishtinë
Sot në Prishtinë do të mbahet organizimi madhështor me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Organizim ky nga Korporata Kryeziu dhe Organizata Shqiptaria, ku do të marrin pjesë edhe shumë nxënës nga të gjitha trojet shqiptare. Aktiviteti do të nisë nga ora 11:00, shkruan TV ARBËRIA.