Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mëngjes i errët në Prizren, babai therr me thikë dy vajzat e tij, njëra vdes

Mëngjes i errët në Prizren, babai therr me thikë dy vajzat e tij, njëra vdes

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka privuar nga jeta vajzën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 06.05.2025, në një banesë në qytetin e Prizrenit. Vajza ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. I dyshuari raportohet të jetë shtetas turk.

Lajmin për TV Arbëria e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyqi jep detaje se babai ne fund të aktit ka prerë venat e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, forenzika dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”.