Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Mbi 100 të vdekur nga tërmeti në Kinë

Të paktën 118 njerëz kanë vdekur në Kinën veriperëndimore për shkak të tërmetit më të rëndë në 13 vjetët e fundit. Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi provincën Gansu mbrëmjen e së hënës. Zona konsiderohet ndër më të varfrat në Kinë. Sipas zyrtarëve në këtë provincë, të paktën 5 mijë ndërtesa janë dëmtuar. /TV Arbëria

Lexo më shumë

Digjen dy vetura në Pejë

Në orët e para të së hënës, dy vetura janë djegur në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësiti zjarrfikës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka shuar zjarrin. “Rr. Mbreti Zog- Pejë 18.12.2023-02:00. Ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i janë […]

Lexo më shumë

40 vjet nga vjedhja e kupës botërore

Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, më 19 dhjetor të vitit 1983, vidhet në Brazil. Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929. Kupa mbahej e ekspozuar […]

Lexo më shumë

Gjermania për zgjedhjet në Serbi: Parregullsi të papranueshme për një vend kandidat të BE-së

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, ka thënë se parregullsitë në zgjedhjet në Serbi, të raportuara nga misionet vëzhguese ndërkombëtare, janë “të papranueshme”, për një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Serbia ka votuar, por Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut […]

Lexo më shumë

Dëmtohen disa varreza në Rahovec nga persona të panjohur

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa varreza në Rahovec janë dëmtuar. Sipas njoftimit, në Polici ishte raportuar se persona të panjohur kanë thyer pesë kryqe të cilat ishin nga druri. Bëhet e ditur se pas raportimit të rastit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa rasti vazhdon të hetohet. “Me 18.12.2023 […]

Lexo më shumë

Vrau gruan, burgim i përjetshëm për burrin nga Kosova në Gjermani

Një 37-vjeçar u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Landit në Aachen të hënën për vrasjen e gruas së tij, transmeton albinfo.ch. Gruaja 28-vjeçare humbi jetën në parkingun e një dyqani materialesh ndërtimore pasi u godit 20 herë me thikë, përpara disa dëshmitarëve. Gruaja e kishte lënë burrin e saj me prejardhje nga Kosova, […]

Lexo më shumë

Kjo është skuadra me mbrojtjen më të mirë në Evropë

Asnjë ekip në asnjë nga pesë kampionatet më të mira të Evropës nuk ka pranuar më pak gola se Interi deri më tani në sezonin 2032-24, dhe asnjë tjetër portier në ato liga ka mbajtur më shumë portën e paprekur sesa nënshkrimi i verës së “Nerazzurrëve”, Yann Sommer. Në Serie A, Interi ka shënuar vetëm […]

Lexo më shumë

Arrestohen kryetari i gjykatës së Bosnjës dhe ish-shefi i spiunazhit

Kryetari i Gjykatës së Bosnjë-Hercegovinës, Ranko Debevec dhe ish-drejtori i Agjencive të Inteligjencës dhe Sigurisë (OSA) të BiH, Osman Mehmedagiç janë vënë në prangat e policisë mesditën e kësaj të hënë. Referuar mediave vendase, Debevec dhe Mehmedagiç akuzohen për “shpërdorim detyre”. “Oficerët e Agjencisë Shtetërore të Informacionit dhe Mbrojtjes arrestuan zotin Ranko Debevec dhe ish-kreun […]

Lexo më shumë

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

Sot është paraparë që të mblidhen tri komisione parlamentare. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2022 ku të ftuar do të jenë përfaqësuesit e KPMM-së. Ndërkaq, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bën […]

Lexo më shumë