Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dëmtohen disa varreza në Rahovec nga persona të panjohur

Dëmtohen disa varreza në Rahovec nga persona të panjohur

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa varreza në Rahovec janë dëmtuar.

Sipas njoftimit, në Polici ishte raportuar se persona të panjohur kanë thyer pesë kryqe të cilat ishin nga druri.

Bëhet e ditur se pas raportimit të rastit, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, derisa rasti vazhdon të hetohet.

“Me 18.12.2023 ankuesi mashkull nga Kosova, ka raportuar se nga person-a të panjohur janë dëmtuar-thyer pesë kryqe të cilat ishin nga druri. Njësit relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

/TV Arbëria