Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Mbahet Panairi i Rinisë 2023

Sot (e premte) në Prishtinë mbahet Panairi i Rinisë 2023. Sipas njoftimit, panairi do të jetë i hapur në Pallatin e Rinisë (përballë Sallës së Kuqe) nga ora 11:00 deri 15:00. Ky panair organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë, në kuadër të agjendës shtetërore të Muajit të […]

Lexo më shumë

Policia konfiskon një armë në një aheng familjar në Vushtrri

Në Stacionin Policor në Vushtrri, dje (e enjte) rreth orës 19:40 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën ,, Dëshmorët e kombit” në Vushtrri, me ç’rast i arrestuar ka mbetur një 38-vjeçar. Njësitë policore kanë arritur ta identifikojnë lokacionin ku kishte një aheng familjar, ku kanë konfiskuar edhe armën e zjarrit. […]

Lexo më shumë

Sot nis aplikimi për subvencionimin e librave

Nga sot, prindërit e nxënësve mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore, ka bërë të ditur dje (e enjte) ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. E para e MAShTI-t ka thënë përmes rrjetit social Facebook” se mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve që nga fillimi i javës së ardhshme. Siç ka thënë ajo, […]

Lexo më shumë

25 vjet nga rënia e Ismet Jasharit

Sot mbushen 25 vjet nga rënia e Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Komandant Kumanova. Ai lindi në fshatin Orizare të Kumanovës më 16 prill 1967. Ishte i biri i Jashar Jasharit e i nënë Nuries. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa në vitin 1982 u regjistrua në Gjimnazin e Kumanovës. […]

Lexo më shumë

Tetë vjet nga nënshkrimi i katër marrëveshjeve Kosovë-Serbi

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, në prani të shefes së atëhershme të diplomacisë evropiane Federica Mogherini, nënshkruan marrëveshjen për Telekomunikacionin, marrëveshjen për Energjinë, për lirimin për qarkullim të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe asociacionin e komunave […]

Lexo më shumë

Parashikimi i motit

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Vranësirat gjatë ditës mund te sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale mbeten konstante 14-16 gradë Celius, ndërsa ato maksimale parashihen të kenë rënie të lehta, 29-34 gradë Celius. Do të fryjë erë […]

Lexo më shumë

PDK me aksion simbolik para Qeverisë

Partia Demokratike e Kosovës përmes një aksioni simbolik ka reaguar përsëri për aferën “Droga”, ku ishte i përfshirë asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili javën e kaluar u arrestua si pjesë e një grupi kontrabandues në Shqipëri, pasi iu zunë mbi 11 mijë e 300 doza drogë, që kapin shumën rreth […]

Lexo më shumë