Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Policia konfiskon një armë në një aheng familjar në Vushtrri

Policia konfiskon një armë në një aheng familjar në Vushtrri

Në Stacionin Policor në Vushtrri, dje (e enjte) rreth orës 19:40 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën ,, Dëshmorët e kombit” në Vushtrri, me ç’rast i arrestuar ka mbetur një 38-vjeçar.

Njësitë policore kanë arritur ta identifikojnë lokacionin ku kishte një aheng familjar, ku kanë konfiskuar edhe armën e zjarrit.

“Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari është konfiskuar një arma e llojit ‘Zoraki’. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari S.Ll., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “ Përdorim i armës”.

/TV Arbëria