Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Articles by: TV Arbëria

Ashton e Reeker pjesë e një konference për dialogun në Prishtinë

Grupi për Ballkan do të mbajë sot një konferencë në Prishtinë me titull “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e kaluara për të ardhmen e procesit” nga ora 09:30. Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të marrin pjesë baronesha Catherine Ashton dhe ish-ambasadori amerikan në Maqedoni të Veriut, Philip Reeker. Po ashtu, bëhet e ditur se […]

Lexo më shumë

Ekspertët: Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një qark të mbyllur

Njohës të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor vlerësojnë se takimi i dështuar ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë dëshmoi se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ka hyrë tashmë në një qark të mbyllur. Ekspertë perëndimorë thanë sot se […]

Lexo më shumë

Konsumimi i çokollatës ka efekt pozitiv në organizëm

Studimet e deritanishme kanë treguar se çokollata e ka një efekt pozitiv në shëndetin e tërë organizmit. E vetmja gjë që është e rëndësishme është të konsumoni çokollatë të zezë, apo çokollatë e cila në përbërjen e saj i ka të paktën 70% kakao. Është burim i shkëlqyer i antioksidantëve – Çokollata është një burim […]

Lexo më shumë

25 vjet nga Beteja e Kaqandollit

Sot bëhen 25 vjet nga beteja e Kaqandollit. Beteja e Kaqandollit është njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së, jo vetëm në Llap por në tërë Kosovën. Beteja e Kaqandollit, ishte beteja e parë frontale në Llap që e zhvilloi UÇK-ja kundër forcave serbe. Gjatë kësaj beteje 3 ditore nga radhët e UÇK-ës ranë […]

Lexo më shumë

U mbajt koncerti i muzikës klasike të Chopin Piano FEST në Berlin

Pianistja Ardita Statovci bashkë me talentët e rinj kanë mbajtur një koncert të muzikës klasike të Chopin Piano Fest në Berlin. Në koncertin e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, morën pjesë edhe fituesit e çmimeve të Chopin Piano FEST: Fortesa Jusufi, Andi Duraku, Lisa Sahatçiu, Melisa Ibrahimi dhe Rron Bakalli. Koncerti u mbajt […]

Lexo më shumë

Rikthehen infektimet dhe vdekjet me Covid–19 në Kosovë

Virusi Covid-19 është rikthyer sërish në Kosovë. Të mërkurën, Instituti i Shëndetësisë Publike ka njoftuar, se brenda dy javëve, 67 persona janë infektuar me COVID dhe një person ka vdekur. Se a mund të përkeqësohet situata në Kosovë me këtë virus, për Front Online ka folur infektologu, Ilir Tolaj. Ai tha se mund të rritën […]

Lexo më shumë

Osmani dhe USAID-i sot nënshkruajnë një marrëveshje në vlerë afro 35 milionë euro

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, do të nënshkruajnë një marrëveshje granti në vlerë prej 34.72 milionë euro. Sipas presidencës, marrëveshja në vlerë mbi 34 milionë euro do të nënshkruhet në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje milionëshe […]

Lexo më shumë

Dita kur Shqipëria kërkonte anëtarsim në OSBE

Shqipëria më 15 shtator të vitit 1990, kërkon anëtarësim të plotë në Konferencën për Sigurim e Bashkëpunim në Evropë, KSBE, sot OSBE. Në gusht 1975, 35 vende evropiane, përfshirë Kanadanë e SHBA-në, u mblodhën në Helsinki të Finlandës, me synimin për të zbutur tensionet Lindje – Perëndim. Në përfundim, pas disa ditë debatesh, pjesëmarrësit nënshkruan […]

Lexo më shumë

Sot Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

15 shtatori shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Kjo datë është përcaktuar në vitin 2007, me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila inkurajon qeveritë që të forcojnë programet kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë. Kjo ditë në vende të ndryshme të botës shënohet me aktivitete të shumta. /TV Arbëria

Lexo më shumë