Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > U mbajt koncerti i muzikës klasike të Chopin Piano FEST në Berlin

U mbajt koncerti i muzikës klasike të Chopin Piano FEST në Berlin

Pianistja Ardita Statovci bashkë me talentët e rinj kanë mbajtur një koncert të muzikës klasike të Chopin Piano Fest në Berlin.

Në koncertin e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, morën pjesë edhe fituesit e çmimeve të Chopin Piano FEST: Fortesa Jusufi, Andi Duraku, Lisa Sahatçiu, Melisa Ibrahimi dhe Rron Bakalli.

Koncerti u mbajt të mërkurën në sallën e bukur të Universitetit të Arteve “Joseph-Joachim-Konzertsaal”.

Bëhet e ditur se në koncert ishin të pranishëm shumë personalitete te jetës publike ne Berlin, diplomatë, përfaqësues të institucioneve, artdashës dhe studentë e pjesëtarë të diasporës në Berlin.

Loja e artistëve dhe i gjithë programi u vlerësua shumë lart nga të pranishmit. Të mahnitur mbetën edhe dy personalitete të veçanta Herbert Groeger, sponsor i çmimit special ChopinPianoFEST Prishtina dhe Johannes Neukirchen nga bordi i Young Euro Classic, një organizatë e rëndësishme për muzikantët e rinj.

Ndryshe, ky koncert ka qenë një kontribut avokimi për ta anëtarësuar Kosovën në këtë organizatë. Koncerti është mbështetur nga MPJ dhe MKRS.

/TV Arbëria