Gjashtë ushtarakë të Shqipërisë pjesë e misionit të NATO-s në Irak
Këshilli i Ministrave në Shqipëri miratoi sot pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s në Irak (NMI). Sipas vendimit, në operacionin e NATO-s në Bagdad dërgohen me mision 6 ushtarakë të Forcave të Armatosura. Misioni i ushtarakëve është trajnimi i personelit të Kolegjit të Shtabit të Forcave […]