Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mercedesi 100 mijë euro që po kërkohej nga autoritetet zvicerane, konfiskohet në Kosovë

Mercedesi 100 mijë euro që po kërkohej nga autoritetet zvicerane, konfiskohet në Kosovë

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit Mercedes e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Republikës së Kosovës.

Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit Mercedes (vlera e përafërt  mbi 100 000 €) e cila ishte në kërkim në Zvicër.

Tashmë rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

/TV Arbëria