Ministrja gjermane arrin në Prishtinë, pritet nga Osmani
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren e Shtetit për Evropë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann. Nga takimi i tyre në presidencë janë lejuar të merren vetëm pamje. Nuk dihet nëse Osmani dhe Lührmann do të mbajnë konferencë për media.