Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bota shqiptare, identiteti kombëtar dhe islamofobia”

Bota shqiptare, identiteti kombëtar dhe islamofobia”

Gazet e njohur franceze “Le Courrier des Balkans” i ka kushtuar një artikull gjatë raporteve të religjionit, me theks të veçantë atij mysliman me identitetin kombëtar shqiptar, si dhe përpjekjeve që kanë marr hov kohën e fundit të për ta tejkaluar të parin si kusht për ruajtjen dhe shpëtimin e këtij identiteti. Në këtë artikull përmendet edhe roli i intelektualëve si Fahri Xharra dhe Lëvizjes së Deçanit e cila bënë thirrje për dorëzimin vullnetar të identiteti islam e deri tek themelimi i kësaj nisme nga Pajazit Jashari, si një aktivist i Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës.

Artikulli i plotë

Shqiptarizimi është besimi i shqiptarëve. Shtrohet pyetja se ky formulim, i përsëritur pa pushim, a shërben për të afirmuar unitetin kombëtar apo për të pretenduar se islamizmi është i jashtëm për kulturën shqiptare? Në Kosovë, një lëvizje madje u i bën thirrje shqiptarëve të distancohen nga ky besim. Zbardhja e një miti.

Ne jemi fillimisht shqiptarë, feja është dytësore për ne. » Ky pohim, i përsëritur shpesh, ka rrënjë në konceptin e shqiptarizmit i cili derivon nga fundi i shekullit XIX. Nacionalizmi shqiptar i kohëve moderne lindi në vitet 1870. Pavarësisht ndarjeve dhe programeve kontradiktore, mbështetësit e tij të parë, si Abdyl Frashëri (1839-1892) dhe Pashko Vasa (1825-1892), luftuan bashkimi e popullit shqiptar, duke minimizuar sidomos diferencat fetare. Një shekull e gjysmë më vonë, motoja vazhdon të formësojë identitetin shqiptar bashkëkohor. Si dhe për cilin qëllim përdoret ende?

Koncepti i shqiptarizmit mbetet një temë e përhershme diskutimi. Shumë shqiptarë janë të lodhur, me të drejtë, nga polemikat e përsëritura në rrjetet sociale dhe kudo tjetër, por është thelbësore të deshifrohet përdorimi bashkëkohor i kësaj shprehjeje, duke marrë parasysh konotacionin islamofob që shpesh e shoqëron… Çka shumë shqiptarë refuzojnë ta pranojnë.

Në poezinë e tij nga viti 1878 « O moj Shqypni, e mjera Shqypni», Pashko Vasa, një funksionar i lartë osmane me origjinë katolike shqiptare, ka shkruar këto vargje të njohura që kanë formësuar nacionalizmin shqiptar bashkëkohor:« Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria!. »

Vargu i fundit (i përkthyer se« feja e shqiptarëve është shqiptarizmi ») është bërë një slogan popullor ndër nacionalistët shqiptarë. Gjatë periudhës komuniste (1946 deri në 1991), Enver Hoxha kishte shpallur Shqipërinë « shtetin e parë ateist në botë », ku feja e vetme ishte shqiptarizmi.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve të sotëm duket se e injorojnë nëntekstin e këtyre rreshtave. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shumë të ndarë në planin fetar. « Ishte një thirrje për të ndryshuar realitetin dhe për të bashkuar shqiptarët mbi bazën e gjuhës dhe etnicitetit, në vend të fesë, që na ndante »”. konstaton shkrimtari Fatos Lubonja, disident i kohës komuniste dhe intelektual i pavarur sot.
Fatos Lubonja thekson se shqiptarizimi është një fenomen relativisht i ri dhe sigurisht nuk është diçka që është e lidhur natyrshëm me identitetin shqiptar. Por në këtë mënyrë tentohet të krijohet pështypja « sikur shqiptarët gjithmonë të kenë vendosur identitetin e tyre kombëtar mbi identitetin e tyre fetar. »

“Shqiptarë mbi të gjitha”

Idetë e të qenit « shqiptar mbi të gjitha » e bëjnë pothuajse tabu faktin e idenfikimit me besimin – sidomos nëse ky besim është islam – ose të përcaktosh veten njëkohësisht si musliman dhe shqiptar. Mbështetësit e shqiptarizimit përpiqen në mënyrë specifike t’i demoralizojnë dhe demotivojnë shqiptarët myslimanë për t’i dhënë prioritet besimit të tyre në raport me kombin.
Por, kush janë mbështetësit e shqiptarizimit? Një kërkim i thjeshtë mbi formulën « Feja e shqiptarit është shqiptaria » në platforma të ndryshme të rrjeteve sociale tregon shkallën e përdorimit të saj, nga e gjithë shoqëria, nga elitat politike dhe intelektuale, e deri te qytetarët.

Mes personaliteteve të shquara është edhe publicisti Fahri Xharra, i cili në Facebook kishte bërë thirrje për shqiptarët e Kosovës që të regjistrojnë si fe « shqiptarizimin » gjatë regjistrimit të vitit 2024, duke e quajtur këtë « mundësinë e fundit për të shpëtuar kombin shqiptar ». Në fjalë të tjera, Fahri Xharra e sheh islamin si kërcënimin kryesor për kombin shqiptar dhe promovon shqiptarizimin si mundësi për ta frenuar atë.

Ekzistojnë gjithashtu shumë shembuj të shqiptarëve që mbështesin shqiptarizimit. Në pranverën e vitit të kaluar, media online Kosova Info ka intervistuar rastësisht njerëz në qendër të Prishtinës. Në këtë rast, një burrë i mbështjellë me një flamur kombëtar dhe i veshur me plis, kapelën tradicionale të bardhë shqiptare, u bën thirrje shqiptarëve që të « mos e braktisin rrugën e shqiptarizimit », duke përsëritur moton e njohur se « feja e shqiptarëve është shqiptaria». Kur iu pyet çfarë nuk i pëlqen te populli i tij, ai përgjigj: « Në radhë të parë, nuk më pëlqejnë hijabët dhe mjekrat. Nuk është kjo kultura jonë. Një shqiptar i vërtetë dhe krenar duhet të bashkohet me Lëvizjen e Deçanit. »

Fjalët dhe tonaliteti i folësit përfaqësojnë zemrën e nacionalizmit shqiptar, i fokusuar në refuzimin e ndikimeve të huaja – arabe dhe turke – dhe në promovimin e asaj që konsiderohet si kultura shqiptare « autentike ».

Por, çfarë është Lëvizja e Deçanit? E njohur gjithashtu me emrin Lëvizja për dorëzimin vullnetar të besimit islam, kjo lëvizje është krijuar nga Pajazit Jashari, një aktivist i Vetëvendosjes, formacioni i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Qëllimi i saj është të bindë shqiptarët që të heqin dorë nga identiteti i tyre mysliman, besimet dhe praktikat islame.

Deklarata e kësaj Lëvizje mund të gjenden dhe në faqen e saj në Facebook. Aty mund të lexoni: « Nga tani e tutje, shpallim unanimisht se nuk jemi më myslimanë. (…) Feja e një shqiptari është shqiptaria, shqiptarët janë ilirë. (…) Ne duam të kthehemi në rrënjët tona katolike si origjina jonë primare dhe në identitetin dhe kulturën evropiane. »
Në fjalë të tjera, për këtë lëvizje, shqiptarizimi dhe katolicizmi, do të ishin më të përshtatshme dhe më të tolerueshme për shqiptarët, ndërsa islamizmi është bërë qartazi i papajtueshëm me identitetin kombëtar. Kjo çon në një pyetje tjetër: a do të flitej aq shumë për “shqiptarizimin” nëse shumica e shqiptarëve do të ishin të krishterë? Kjo duket e pak e mundshme.

Disa e konsiderojnë shqiptarizimi, si një mënyrë për të vënë në plan të dytë të gjitha fetë. Megjithatë, veçanërisht vërehet qartë se islamizmi mbetet cak i synuar. Ai vazhdimisht paraqitet si kërcënimi kryesor për identitetin kombëtar shqiptar, si një realitet i huaj dhe i kundërt me natyrën kombëtare. Në fakt, krishterimi perceptohet si një garanci për një imazh evropian të shqiptarëve. Një perspektivë e tillë është e motivuar nga një ndjenjë e thellë inferioriteti, pasi këta nacionalistë shqiptarë përpiqen të alienohen me islamofobinë evropiane për të imponuar një identitet perëndimor të rremë në tërë kombit shqiptar.

Gëzuar Bajramin vs Gëzuar Krishtlindjet

Ndikimi i frymës së shqiptarizimit është i dukshëm në mesin e elitave të Kosovës. Në vitin 2022, Sadri Ramabaja, autor i shquar dhe analist politik, i uroi në Facebook bashkëkombësve të tij shqiptarë myslimanë festën e Bajramit. Në mesazhin e tij, ai shkroi: « Gëzuar festa e Bajramit bashkëkombësve dhe miqve të mi që e festojnë këtë festë islame – sepse ajo është padyshim një vlerë e qytetërimit islamik, por duke shtuar se kombi mbetet vlera kryesore! »

Ndonëse, Sadri Ramabaja nuk i ka përsëritur drejtpërdrejt vargjet e Pashko Vasës, por mesazhi i tij është i qartë: shqiptarët duhet gjithmonë ta vendosin kombin përpara fesë. Ndërkohë tetë muaj pas këtij urimi i njëjti ka uruar shqiptarët e krishterë, si dhe krishterët në të gjithë botën, duke shkruar: « Gëzuar Krishtlindjet të gjithë shqiptarëve të krishterë dhe të gjithë miqve të mi në të gjithë botën ». Ky mesazh përmbante shumë emocione dhe madje i ishte përkthyer edhe në gjermanisht. Vlen të theksohet se Sadri Ramabaja, në këtë rast nuk përmendi nevojën për të dhënë prioritet kombit mbi fenë… Në fakt, krishterimi konsiderohet i përputhshëm me shqiptarizmin , ndërsa islamizmi konsiderohet si i huaj dhe jo evropian.

Duhet të refuzojmë dikotominë e rreme midis identitetit fetar dhe identitetit kombëtar. Mund të jesh njëkohësisht mysliman dhe shqiptar. Gjithashtu, duhet të mund të identifikohesh fillimisht si mysliman pa u ostracizuar dhe konsideruar si ekstremist apo tradhtar. Më e rëndësishmja, ata që identifikohen fillimisht si myslimanë nuk janë më pak shqiptarë se ata që e konsiderojnë veten fillimisht si shqiptarë.

Është interesante të theksohet se shqiptarizimi shpesh afirmohet nga intelektualët dhe figurat me ndikim publik si një koncept unik që na veçon nga popujt e tjerë. Nëse ideja që shqiptarët myslimanë dhe të krishterë shpesh kanë luftuar dhe vdekur së bashku është në të vërtetë diçka për të cilën mund të jemi krenarë, kjo nuk është një rast unik. Shumë kombe e tjera multireligjioze, si palestinezët ose kurdët, gjithashtu kanë treguar unitet përtej ndarjeve fetare.

Ajo që e veçon shqiptarizimi është nevoja e vazhdueshme për të theksuar një identitet kombëtar të unifikuar, diçka që nuk perceptohet kaq fuqishëm në këto kombe të tjera. Palestinezët dhe kurdët, për shembull, nuk përdorin palestinizmin ose kurdismin për të nxitur me forcë popullin e tyre të mbajë besimin e tyre në një dimension privat dhe dytësor.

Sa më shumë që shqiptarizimi theksohet, aq më shumë rritet ndjenja e alienimit që ndjejnë shqiptarët myslimanë – jo sepse ndihen thellësisht të sulmuar nga shqiptarizimi , por sepse janë të shtyrë të përputhen me një identitet shqiptar të veçantë që i jep prioritet kombit mbi shprehjet e ndryshme fetare. Kështu, mënyra më e efektshme për të mbrojtur dhe ruajtur unitetin shqiptar nuk duhet të jetë inkurajimi i vazhdueshëm i shqiptarizimi por përpjekja për ta tejkaluar atë.

Mes personaliteteve të shquara është edhe publicisti Fahri Xharra, i cili në Facebook kishte bërë thirrje për shqiptarët e Kosovës që të regjistrojnë si fe « albanzimin » gjatë regjistrimit të vitit 2024, duke e quajtur këtë « mundësinë e fundit për të shpëtuar kombin shqiptar ». Në fjalë të tjera, Fahri Xharra e sheh islamin si kërcënimin kryesor për kombin shqiptar dhe promovon albanzimin për ta frenuar atë.