Drejtori i sportit në kryeqytet, Mushica pas fitores së Sadikut: E nisëm mbarë, forca kampione!
Donjeta Sadiku ka arritur fitoren e parë në Lojërat Olimpike ndaj tajlandezes, Soumnek. Sadiku fitoi duke e mposhtur Soumnek me vendimin e gjyqtarëve pas tre raundeve. I menjëhershëm ishte reagimi i drejtorit sportiv të kryqytetit, Kushtrim Mushica. “E filluam me kembe te mbare. Te lumte Donjeta Sadiku, suksese tutje kampione”, shkroi ai në Facebook.