Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Drejtori i sportit në kryeqytet, Mushica pas fitores së Sadikut: E nisëm mbarë, forca kampione!

Drejtori i sportit në kryeqytet, Mushica pas fitores së Sadikut: E nisëm mbarë, forca kampione!

Donjeta Sadiku ka arritur fitoren e parë në Lojërat Olimpike ndaj tajlandezes, Soumnek.

Sadiku fitoi duke e mposhtur Soumnek me vendimin e gjyqtarëve pas tre raundeve.

I menjëhershëm ishte reagimi i drejtorit sportiv të kryqytetit, Kushtrim Mushica.

“E filluam me kembe te mbare. Te lumte Donjeta Sadiku, suksese tutje kampione”, shkroi ai në Facebook.