Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Eni Çobani i premton mbështetje Shega Beqirit për vazhdimin e mandatit të saj 4 vjeçar në Komunën e Prishtinës

Eni Çobani i premton mbështetje Shega Beqirit për vazhdimin e mandatit të saj 4 vjeçar në Komunën e Prishtinës

Eni Çobane avokate nga Shqipëria në takimin e sotëm të “Global Woman Club Diaspora” i uroi kandidates për asamblenë komunale në Prishtinë nga radhët e PDK’së, Shega Beqiri njëherit pjesë e Rrjetit të Grave të Fuqizuara në Politikë e Biznes, sukses në katër vjet qeverisje, derisa e komplimentoi Beqirin për vendimin e saj duke i thënë se “do të na kesh të gjithave mbrapa”  

Teksa Beqiri në fjalën e saj falënderoi familjen, shoqërinë dhe gjithë mbështetësit të saj për të cilët tha se janë ata të cilët e shtyejnë përpara për t’i ndihmuar gratë në vështirësitë e tyre sociale e ekonomike në Prishtinë.

E që e njëjta tha se duke vazhduar misionin e saj ka rikandiduar edhe një herë për asamblenë komunale në kryeqytet.

Ndryshe, takimi i sotëm i “Global Woman Club Diaspora, u mbajt sot në Prishtinë ku u shkëmbyen përvojat dhe të arriturat e grave në politikë biznes dhe jo vetëm.