Në Prishtinë po mbahet takimi i Rrjetit të Grave të fuqizuara në politika e biznese, “Global Woman Club Diaspora” ku po shkëmbejnë përvojat e tyrë dhe të arriturat në politikë biznes dhe jo vetëm.
Në këtë takim morri pjesë edhe Edita Tahiri e cila në fjalën e saj të rastit tha se “kombi fuqizohet duke i fuqizuar gratë”, derisa theksoi se grave do të duhej të iu jipej hapësirë më shumë në vendin tonë.
Përveç Tahirit e ftuar ishte edhe aktivistja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha e cila theksoi gjithashtu se gratë arrijnë vetëm kur atyre iu jipet hapësirë.
Derisa e pranishme ishte edhe kandidatja për asamblenë komunale në Prishtinë nga radhët e PDK’së, Shega Beqiri njëherit pjesë e Rrjetit të Grave të Fuqizuara në Politikë e Biznes.
