Zv.ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi në një intervistë për Tv Arbëria ka deklaruar se është i kënaqur me punimet për ndërtimin e dy urave në Mitrovicë.
“Jemi të kënaqur, punimet janë duke u realizuar përtej dinamikës së planifikuar janë duke u zhvillu punimet, po punohet në dy ndërrime.
Çdo urë që ndërtohet në lumin Ibër është projekt i rëndësishëm për lëvizjen e qytetarëve në të dy anët e lumit ibër. Në lumin Ibër ka shumë ura dhe këto dy investime që po i bëjmë ne nuk lidhen fare me urën kryesore mbi lumin Ibër”, tha ai.
Teksa shtoi se nuk ka ndonjë vendim që të mos hapet ura kryesore mbi Ibër.
“Ne kemi pasë shumë takime, shumë diskutime me dy kryetarët në jug dhe në veri të Mitrovicës. Definitivisht nuk ka kurfarrë kuptimi që ura kryesore e lumit Ibër të jetë e mbyllur për automjete, përderisa në çdo cep të komunave katër komunave që janë në very të Kosovës mund të lëvizet lirshëm pa asnjë problem”, tha më tej Dyrmishi në “ARB DEBAT”.
Punimet e dy urave në Mitrovicë, flet Fatbardh Jakupi mbikëqyrës i projektit