Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Punimet e dy urave në Mitrovicë, flet Fatbardh Jakupi mbikëqyrës i projektit

Punimet e dy urave në Mitrovicë, flet Fatbardh Jakupi mbikëqyrës i projektit

Këtu do të ndërtohen dy ura, ura për kalim të automjeteve dhe ura për kalim të këmbësorëve që do të jetë në pjesën tjetër atje, do me thënë lidhja e parë me pjesën tjetër.  Koha e përfundimit të këtij projekti do të jetë siç është parapa 90 ditë. Ne po mbajmë ymyt në shtator me përfundu gjithçka.

Kështu deklaroi mbikqyrësi i dy urave të cilat po ndërtohen në Mitrovicë, në një intervistë ekskluzive në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria.

Derisa i pyetur se a ka pasë ndonjë pengesë nga ana e qytetarëve serb, Jakupi tha se përveç peticionit, nuk ka pasur ndonjë reagim tjetër.

“Me të thënë të drejtën deri më tash nuk është që na kanë pengu diçka, ka pasë pyetje prej gazetarëve prej anës së tyre kanë qenë edhe ditën e përurimit për fillimin e punimeve mirëpo diqka konkrete zyrtare nuk n aka ardhë që ka ndonjë pengesë përpos rastit që i kanë mbledh nënshkrimet “, tha tutje ai.

 

 

EMISIONI I PLOTË: