Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Malë Gashi për zjarrin tek lagjja e Muhaxherëve: Situata është nën kontroll, po punojmë ta shuajmë tërësisht

Malë Gashi për zjarrin tek lagjja e Muhaxherëve: Situata është nën kontroll, po punojmë ta shuajmë tërësisht

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, në një përgjigje për TV Arbëria ka dhënë detaje lidhur me zjarrin te lagjja e Muhaxherëve.

Ai thotë se deri më tani situata është nën kontroll dhe se ekipet janë duke punuar për ta eliminuar plotësisht zjarrin.

Gjithashtu, Gashi thekson se deri më tani nuk ka informacione që ndonjë zjarrfikës është lënduar gjatë aksionit.

“Situata është në kontroll, jemi duke punu ta eliminojmë krejt zjarrin,” tha Malë Gashi për TV Arbëria.

“Lëndohet një zjarrfikës”: Zjarr masiv në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, mbi 10 ekipe zjarrfikësish në terren, rrezikohet i gjithë objekti