Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Lëndohet një zjarrfikës”: Zjarr masiv në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, mbi 10 ekipe zjarrfikësish në terren, rrezikohet i gjithë objekti

“Lëndohet një zjarrfikës”: Zjarr masiv në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, mbi 10 ekipe zjarrfikësish në terren, rrezikohet i gjithë objekti

Zjarri që shpërtheu në orët e vona të së mërkurës në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë është përhapur me shpejtësi dhe është bërë më masiv, duke rrezikuar të përfshijë të gjithë objektin.

Më shumë se 10 ekipe zjarrfikësish janë angazhuar në vendngjarje për të lokalizuar dhe shuar flakët, ndërsa përballja me zjarrin vazhdon.

Sipas informatave nga burimet e TV Arbëria, një zjarrfikës ka pësuar lëndime gjatë operacionit. Më shumë detaje për gjendjen e tij nuk dihen ende.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për TV Arbëria ka deklaruar se zjarri ka përfshirë një objekt në afërsi të Parkut të Qytetit dhe se ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht për të kontrolluar situatën.

Pamje nga vendi i ngjarjes, të siguruara nga TV Arbëria, tregojnë tym të dendur dhe flakë të mëdha që kanë alarmuar banorët e zonës. Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.

TV Arbëria do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri rreth rastit.

 

Zjarri i madh te lagjja e Muhaxherëve, policia: Nuk raportohet për të lënduar