Pasi që u arratis nga burgu i Smrekonicës, Faton Hajrizi sot është vrarë nga autoritetet serbe, pasi ky i fundit kërkohej nga Serbia si i dyshuar për vrasjen e një polici serb, disa ditë më parë, menjëherë pas kësaj, ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka reaguar përmes një shkrimi në facebook, shkruan TV Arbëria.
Gani Geci përmes postimit shprehej i mërzitur dhe ngushëlloi familjarët e Faton Hajrizit pas humbjes së tij.
Gjithashtu përmes këtij postimi zbuloi një bisedë mjaft shoqërore që e kishin bërë së bashku me Faton Hajrizin në kohën kur ishte në burgun e Smrekonicës, shkruan TV Arbëria.
“Më përqafoi dhe më uroj lirimin! I thash: Ishalla sa ma shpejt del edhe ti!”, kështu ka shkruar Geci.
Por disa kohë më parë Faton Hajrizi deklaroi se dikush nga LDK-ja e kishte porositur të elimininte dikë nga krahu tjetër, por Hajrizi nuk kishte pranuar një ofertë të tillë.
“Kam pasur oferta nga dikush i LDK-së për të vrarë të krahut tjetër”, kështu kishte deklaruar Hajrizi në një intervisë.
Deklarata e Faton Hajrizit: