Gani Geci ka reaguar pas vrasjes së Faton Hajrizit të dyshuarit për vrasjen e një polici në Serbi pasi që u arratis nga burgu i Smrekonicës, ngushëllon familjarët dhe ndan një bisedë që kishte bërë me Hajrizin, shkruan TV Arbëria.
Geci zbulon bisedën e fundit me Faton Hajrizin në burgun e Smrekonicës.
“Fatonin e pranova në dhomën time, ditën që unë u lirova nga burgu i Smrekonicës,si burg i tipit të hapur, biseduam gjërë e gjatë deri në ora 16:00 kur unë edhe u lirova.
Fatoni ishte i fundit nga rreshti i gjatë i të gjithë të burgosurëve që më përcollen deri te dera e daljes.
Më përqafoi dhe më uroj lirimin! I thash: Ishalla sa ma shpejt del edhe ti!”, ka shkruar Geci.
Geci tutje tregon më shumë rreth bisedës me Faton Hajrizin, tregon këshillën që ia kishte dhënë.
“Atë ditë thash: Faton edhe disa muaj e ke kushtin të lutem për hatër të babës e për hatër të nanës, të cilët u kujdesen për ty për tër kohën sa ke qëndru në burg, rri mirë se këtu është tipi i hapur i burgut dhe ke të drejtë edhe të punosh jashtë institucionit, ja lexova nenet e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, “për të drejtën për punë”, për të drejtën e “lirimit me kusht” i thash ke me pas mundësi me punu, ke me marr kushtin edhe ke mu u liru”, ka shkruar Gani Geci.
Tutje Geci thotë se pasi doli nga burgu Hajrizi e kishte thirrur në telefon dhe i kishte kërkuar diçka.
“Ia lash të gjitha gjësendet e mia të dhomës, kur unë u lirova.
Më thirri në telefon disa ditë pasi u lirova, më tha po më duhen një komplet tesha se kam me dal në vikend dy ditë dhe du mu taku me të dashuren time dhe du mu martu.
Erdhi babai i Fatonit ia dhash nji kompletin me tesha dhe doli ne vikend.
Kur doli në vikend kish ardh në fabrik të më vizitojë por unë qëllova në Prishtinë.
Ne fabrik kishte taku vëllaun Fadilin edhe ai kishte dhënë këshillat e njejta.”, ka shkruar Geci.
Postimi i plotë i Gecit: