Se rajoni i Sanxhakut që shtrihet sot në Serbi dhe Mal të Zi, ka qenë i banuar prej shqiptarëve autokton ndër shekuj, ka qenë e ditur prej kohësh. Mirëpo, banorët e tij për shkak të presionit, shtypjes dhe politikave të asimilimit të këtyre dy shteteve sllave kishin ndikuar që shumë nga ta mbanin të fshehur identitetin e tyre kombëtar. Të shfaqeshin si myslimanë dhe mbiemrave të tyre t’ua shtonin prapashtesat e mbiemrave “viç”.
Por, fryma e Shqiptarisë në këtë rajon, pavarësisht sfidave dhe pengesave që ka pasur për më shumë se një shekull nuk mund të mbahet e burgosur përgjithmonë. Ajo ka filluar që të manifestohet gjithnjë hapur në publik. Të mos qëndrojë e strukur dhe e fshehur vetëm brenda katër mureve te shtëpive të shqiptarëve të Sanxhakut. Dhe të dëshmojë se është e gjallë dhe nuk ka forcë që mund ta zhbëjë deri sa t’i realizohen të drejtat kombëtare dhe historike të shqiptarëve edhe në atë tokë të Shqiptarisë.
Këtë dëshirë sublime e treguan hapur edhe tifozët e ekipit të Pazarit të Ri, të quajtur “Torcidat”, të cilët gjatë ndeshjes me ekipin e Partizanit, me këngë dhe thirrje patriotike ua kujtuan se “Kosova më nuk është tyre, ishte dikur e Serbisë, por tashmë është e Shqipërisë” e duke kërkuar që të mos u besojnë rrenave dhe propagandës politike të Beogradit, si “dele dhe grobari” por ta dëgjojnë mirë mesazhin e tyre, sepse “ Kosova më nuk kthehet” por fatin e saj do ta ketë edhe Sanxhaku.
Një amanet ky, që gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në qytetin e Pazarit të Ri, nxënësit që vijonin mësimin në shkollat shqipe që ekzistonin në atë kohë, e këndonin hapur në shesh këtë këngë:
“besa besë unë jam shqiptar, por çka më ndodhi unë nuk kam fjalë, po të më lidhin me zinxhir, unë i këputi jam i lirë”(Zaim Ademi, banor i Pazarit të Ri). E këta zinxhir do të këputen patjetër nga gjakimi për liri.
View this post on Instagram
/TV Arbëria