Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > Zbulimi që mund ta ndryshojë leximin e Hegelit

Zbulimi që mund ta ndryshojë leximin e Hegelit

Më shumë se 4000 shënime të panjohura deri më tani nga ligjëratat e filozofit të njohur gjerman G.W.F Hegel janë gjetur nga Klasu Viewg në bibliotekën e dioqezës së Mynihut dhe Freising-ut, raporton The Guardian.

One of the papers from a trove of 4,000 notes on Hegel, found by Prof Klaus Vieweg

(Një nga letrat e 4000 shënimeve të Hegelit të gjetura Klaus Vieweg, foto “the Guardian)

Zbulimi i këtij thesari filozofik mund të krahasohet me gjetjen e ndonjë kompozimi të ri të Beethovenit, ose ndonjë pikture të pa njohur më parë të Constabnle-së, ka pohuar prefero Vieweg, nga Universiteti i Jenës në Gjermani.

Ai po ashtu ka potencuar se nga një lexim i shpejtë dhe sipërfaqësor i tyre mund të kuptohet se si Hegeli i kishte formuar idetë tij mbi estetikën dhe filozofinë e së bukurës dhe artit, mënyrën se si mendimtari gjerman i ka analizuar dramat e Shekspirit dhe rolin që ato kanë pasur në zhvillimin e ideve të tij.

Supozohet se transkriptet janë shkruar nge Friedrich Wilhelm Carové, një nga studentët e parë në Universitetin e Haidelbergut gjatë kohës që Hegeli kishte dhënë mësim në këtë institucion arsimor ndërmjet viteve 1816 dhe 1818.

Ndërkohë, siç dihet shumica e veprave të Hegelit mbi ketë temë janë të njohura nga ligjëratat që kishte mbajtur në disa universitete e që ishin ruajtur dhe mbledhur nga studentet e tij, por që shumica ishin publikuar gjatë shekullit 19-të dhe 20-të. Ndonëse hulumtimet e këtij materiali sapo kanë filluar, megjithatë një gjë nuk mund të mohohet, se ky këto shënime datojnë që nga ligjëratat të Hegelit  mbi estetikën. Aktualisht shumica e asaj që dihet mbi këtë temë daton nga ligjërimet që Hegeli i kishte mbajtur ne Berlin.

Kurse teksti i sapo zbuluar tregon se si Hegeli e definon artin si mesi i bukur ndërmjet mendimit dhe realitetit. Ai sugjeron se arti ofron harmoninë e abstraksionit dhe realitetit. Po ashtu, edhe idetë e Hegelit në lidhje me diferencën  ndërmjet artit dhe religjionit janë definuar më qartë në këto shënime. Kurse nuk mungon as trajtimi i shumë temave komplekse prej mendimeve mbi poetikën e Aristotelit, Antigonën e Sofokliut, komeditë e Aristofanit dhe Hameletin e Shekspirit.

Ndërkaq për herë të parë më këtë pasuri filozofike të sapo zbuluar mund të gjenden të definuara qartë tri paradigmat e tij të njohura mbi historinë e artit sikur se ajo simbolike, klasike dhe romantike.

Një vend qendror në këto shënime ka zënë edhe tema e lirisë, për trajtimin e së cilës Hegeli është i njohur. Jo vetëm faqet e para merren me temën e lirisë por edhe ato të fundit e kanë për subjekt këtë çështje.

Këto shënime përfundojnë me theksimin e “rëndësisë së unit, lirisë individuale dhe portretizimin e tyre brenda artit. Ato padyshim tregojnë për kontributin e jashtëzakonshëm që e luan arti në jetën tonë si dhe se si edukimi nëpërmjet tij mund të na shpie drejt lirisë” ka pohuar, Vieweg.

/TV Arbëria

Powered by WordPress