Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me takimin ndërmjet kryenegociatorëve që pritet të mbahet sot në Bruksel.

Pantina tha se nuk pritet ndonjë rezultat i madh nga ky takim.

Ajo theksoi se përparimi në dialog varet vetëm nga vullneti i kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb Vuçiq

“Nuk besoj se mund të ketë ndonjë rezultat te madh nga ky takim. Edhe ashtu roli i Bislimit është teknik dhe krejt çka mund te bien dakord është për ndonjë datë  të takimit te radhes. Perparimi ne dialog varet vetem nga vullneti i kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb Vuçiq e asnjeri nga ta nuk duket se ka vullnet per gjetjen e një zgjidhje” tha Pantina për “Gazeta Blic”.

Sot pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.