Pas ndryshimeve në shtabit teknik dhe në kryesi, tashmë nga Gjilani kanë nisur edhe largimet.
SC Gjilani gjatë ditëve të fundit ka zyrtarizuar kryetrajnerin, Ardian Nuhiu dhe drejtorin sportiv, Ertan Demiri.
Derisa, sulmuesi Shend Kelmendi sot ka njoftuar se është larguar nga skuadra kuqebardhë.
Kelmendi ishte pjesë e Gjilanit për katër vite, gjersa më herët karrierë ka bërë edhe te Llapi, Flamurtari, Prishtina, Trepça ’89 dhe te Skënderbeu në Shqipëri.
Në njoftimin e tij në rrjetet sociale, Kelmendi ka falënderuar presidentët e klubit, si dhe tifogrupin “Skifterat”.
Kelmendi i ishte bashkuar Gjilanit në qershor të vitit 2020, gjersa sezonin që lamë pas nuk arriti të gjejë minutat e duhur, andaj edhe mori rrugën për t’u larguar.