Rrustemi: Opozita ka një farë gëzimi në deklarimet e tyre në masat e BE-së ndaj Kosovës

Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes ka deklaruar se...

Një vit nga sulmi në Banjskë: Pyetje pa përgjigje dhe hetime në Prishtinë e Beograd

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zyrtari rus: Testimet bërthamore varen nga sjellja e SHBA-së

Extra AL PVC

Rusia nuk do të kryejë testime bërthamore, për aq kohë sa Shtetet e Bashkuara përmbahen nga testime të tilla. Kështu tha zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Javën e kaluar, gazeta shtetërore ruse, Rossiyskaya Gazeta, publikoi një intervistë me Andrei Sinitsyn, kreun e uzinës bërthamore ruse në Novaja Zemlja, duke thënë se kjo uzinë është gati për testime në shkallë të plotë.

Ryabkhov tha se përgatitjet në Novaja Zemlja janë ndërmarrë në përgjigje të veprimeve të ngjashme të ndërmarra nga SHBA-ja.

Së fundi, zyrtarët rusë kanë shpeshtuar kërcënimet se mund të përdorin armë bërthamore, nëse Perëndimi i lejon Ukrainës të përdorë armët perëndimore për të sulmuar thellë brenda territorit rus.

Po ashtu, javën e kaluar, MPJ-ja ruse paralajmëroi Ukrainën – me të cilën zhvillon luftë që nga viti 2022 – dhe SHBA-në se nëse e provokojnë Bjellorusinë, do të përballen me “pasoja katastrofike”.

Bjellorusia i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, Moska ka zhvendosur në Bjellorusi armë bërthamore taktike – zhvendosja e parë e armëve të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. /REL

spot_img

Të fundit

Rrustemi: Opozita ka një farë gëzimi në deklarimet e tyre në masat e BE-së ndaj Kosovës

Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes ka deklaruar se...

Një vit nga sulmi në Banjskë: Pyetje pa përgjigje dhe hetime në Prishtinë e Beograd

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit,...

Mihrije Braha me mesazh të veçant ndaj atyre që e ngushëlluan për nënën

Pas vdekjes së nënës, këngëtarja Mihrije Braha më anë...

Nesër një vit nga sulmi në Banjskë, Tahiri: Kosova vazhdon me qenë e izoluar dhe nën masa, për Serbinë asnjë ndëshkim të vetëm

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se edhe pse nesër bëhen një vit nga sulmi në Banjskë të Zveçanit, Kosova...

Rrustemi: Opozita ka një farë gëzimi në deklarimet e tyre në masat e BE-së ndaj Kosovës

Adnan Rrustemi- deputet i Vetëvendosjes ka deklaruar se masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta, e që në fakt ato...

Një vit nga sulmi në Banjskë: Pyetje pa përgjigje dhe hetime në Prishtinë e Beograd

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Nga ajo...