Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Zyrtari policor arrestohet për sulm ndaj kolegut në Stacionin “Jugu” në Prishtinë

Zyrtari policor arrestohet për sulm ndaj kolegut në Stacionin “Jugu” në Prishtinë

Inspektorati Policorë i Kosovës ka njoftuar se një zyrtar policor në Stacionin Policor “Jugu” në Prishtinë është arrestuar sot pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht kolegun e tij gjatë orarit të punës.

Sipas njoftimit, hetuesit e IPK-së janë njoftuar pasditen e sotme për incidentin dhe menjëherë kanë nisur veprimet hetimore.

Teksa thuhet se zyrtari policor u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm”.