Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Zyrtari i lartë ushtarak amerikan: Qindra ushtarë koreanoveriorë u vranë e u plagosën në Kursk të Rusisë

Zyrtari i lartë ushtarak amerikan: Qindra ushtarë koreanoveriorë u vranë e u plagosën në Kursk të Rusisë

Deri më tani, qindra ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë ose plagosur në rajonin Kursk të Rusisë, tha një zyrtar i lartë ushtarak amerikan.

“Disa qindra viktima është vlerësimi ynë i fundit i humbjeve ushtarake që mbërritën në Rusi nga Koreja e Veriut”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Sipas deklaratave të mëparshme nga Perëndimi, vlerësohet se Koreja e Veriut mbështeti agresionin rus duke dërguar disa mijëra ushtarë të saj në rajonin rus të Kurskut.

Ushtarëve të Koresë së Veriut iu referua edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili theksoi se Rusia po përpiqet t’i mbulojë humbjet e tyre, duke përdorur edhe veprime ekstreme.

“Rusia i stërviti në fshehtësi, pastaj i vendosi dhe tani e fsheh vdekjen e tyre. Pas vdekjes së tyre, ata mbulojnë identitetin e tyre duke ua djegur fytyrat e tyre”, tha Zelensky dhe i bëri thirrje edhe një herë ushtrisë së Koresë së Veriut që “të mos luftojë për Putinin”.

Themes by WordPress