Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zyrtari i lartë i DASH-it mbërrin në Kosovë, do të zhvillojë takime me politikanë të nivelit të lartë

Zyrtari i lartë i DASH-it mbërrin në Kosovë, do të zhvillojë takime me politikanë të nivelit të lartë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipati ka mirëpritur zëvendës ndihmës sekretarin e Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Baker pritet të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës gjatë qëndrimit të tij.

“Gjatë vizitës së tij, Baker do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbrojtje SHBA-Kosovë dhe përpjekjet e përbashkëta për të promovuar sigurinë rajonale”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.